-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘McGonigal’ vjen sot në Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për ish-zyrtarin e FBI!

Kryesoret

Sot pritet të ketë debate në Kuvend ku çështja kryesore pritet të jetë dosja e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe akuzat e ngritura nga opozita për kryeministrin Edi Rama. Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një interpelancë urgjente me kreun e qeverisë.

E njëjta kërkesë është bërë nga mbështetësit e Berishës. Por, këta të fundit kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor. Mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do ta fusë në rend dite këtë kërkese të tyre apo të vijohet vetëm me interpelancën urgjente.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse kreu i qeverisë do të marrë pjesë apo do t’ia delegojë ndonjërit prej anëtarëve të kabinetit. Sakaq, theksojmë se Kuvendi përjashtoi për 10 ditë nga seancat Berishën, vendim që u mor pas përplasjeve të forta dhe bllokimit të Foltores javën e kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit