Baseni me i madh ujëmbledhës në vend për prodhimin e energjisë elektrike, liqeni i Fierzës është vetëm 4 metra larg pikës maksimale të tij.
Këtë të shtunë, liqeni i Fierzës arriti në Kuotën e 292 metrave, nga 296 metra që është kuota maksimale.
Reshjet e rëna javët e fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike e për rrjedhojë edhe atë energjitike të vendit.
Katër turbinat e hidrocentralit të Fierzës janë në punë me kapacitet të plotë. Gjatë janarit, KESH eksportoi rreth 135 mije megavat/orë energji.
Ndërsa, në po të njëjtën periudhë ka depozituar në Kosovë rreth 164 mijë megavatorë energji elektrike, për ta rimarrë, sipas marrëveshjes, gjatë muajve të verës.