Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është takuar këtë të martë me presidenten e e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë takimit ata kanë biseduar në lidhje me përmirësimin e bashkëpunimit, me fokus te zhvillimi ekonomik dhe projektet infrastrukturore që mund të lidhin dy vendet.
Abazoviç pas takimi me presidenten e Kosovës u shpreh për mes një postimi në Facebook se Mali i zi po nxit bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon.
“Mali i Zi po nxit bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon. Vazhdojmë të udhëheqim politikën e fqinjësisë së mirë dhe të mbajmë fokusin në zhvillim ekonomik dhe projekte infrastrukturore që do të na lidhin edhe më mirë. Sot me shumë kënaqësi pritëm Vjosa Osmanin, Presidente e Kosovës, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë”, ka shkruar Abazoviç.