Mesditën e sotme në Shqipëri është regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 ballë e shkallës rihter. Tërmeti ka ndodhur në orën 11:57:35.
Epiqendra ka qenë në Librazhd. Thellësia ka qenë 2 km dhe kjo ka bërë që të ndihet shumë lëkundja. Lëkundja ka shkaktuar panik te qytetarët nisur nga tragjedia në Turqi.