Policia e Durrësit ka njoftuar se një 66-vjeçar me inicialet R.Sh është proceduar penalisht pasi ka goditur me biçak një 52-vjeçar pas një sherri.
66-vjeçari pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me biçak 52-vjeçarin me inicialet A. A.
Ky i fundit është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Durrës ku ka marrë ndihmën mjekësore.
Pas ndihmës së marrë ne spital ai është larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.