-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanceri “e mund”, ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare ish-ministri grek!

Kryesoret

Ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare deputeti dhe ish-ministri i SYRIZA, Nektarios Santorinios, i cili prej dy vitesh luftonte me kancerin.

Mediat greke raportojnë se ai ka ndërruar jetë në spital, ku ishte shtruar prej rreth një jave. Ish-ministri grek la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Por kush ishte Nektarios Santorinios?

Ai ishte anëtar i Komitetit Qendror të SYRIZA-s nga viti 2012 deri në vitin 2013 dhe u rizgjodh në Kongresin e 2016-ës.

Ai u zgjodh deputet i Dodekanezit me SYRIZA në zgjedhjet e janarit dhe shtatorit të 2015 dhe 2019.

Më 5 nëntor 2016 u emërua zëvendësministër i Transportit dhe Politikës Ishullore në qeverinë e Aleksis Tsipras, detyrë të cilën e mbajti deri më 9 korrik 2019, ndërsa më pas u rizgjodh deputet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit