Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Ditën e sotme në orën 09:30 është njoftuar një mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD.
Pas përfundimit të mbledhjes, është bërë me dije se protestuesit pasi të jenë organizuar para selisë, do të marshojnë drejt Parlamentit së bashku me kreun e demokratëve, Sali Berishën.
Kujtojmë se gjatë fjalimeve të tij, kryedemokrati Berisha e ka quajtur protestën si një ditë prove.