Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi dyshohen si autorë të 8 vjedhjeve. Sipas njoftimit zyrtar të policisë u arrestuan S. L 31 vjeç dhe A. B 31-vjeç të dy me precedentë të mëparshme penale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cactus”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, shtetasit:
– S. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve;
– A. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh, në kohë dhe në vende të ndryshme, 8 prej të cilave janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore.“, njofton policia.