-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediu thirrje opozitës: E vetmja rrugë për tu përballur me keqqeverisjen e Ramës

Kryesoret

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare u shpreh se korrupsioni dhe krimi i organizuar përbëjnë një rrezik më të madh për Shqipërinë. Sipas tij bashkimi i opozitës do të jetë e vetmja rrugë për tu përballur me keqqeverisjen e Edi Ramës.

“Përballë nesh ka dy rrugë: të ulim kokën ose të ngrihemi. Të luftojmë të ndërtojmë fatin tonë, të familjeve tona, vendit tonë. Ka edhe një rrugë tjetër, e cila po kthehet në një rrugë shkatërruese e identitetit, te ardhmes sonë politike dhe sociale të Shqipërisë, largimi i të rinjve, i të rejave, intelektualëve nga Shqipëria. Largimi i një milionë shqiptarëve është krimi më i madh i qeverisë socialiste. Kjo për arsyen se Shqipëria është bërë e pajetueshme nga kjo qeveri, për pjesën më të madhe të shqiptarëve”, -tha Mediu.

Gjithashtu gjatë mbledhjes ai u shpreh se Federata e opozitës duhet të ndërtojë marrëdhëniet me SHBA, BE dhe NATO-n dhe opozita duhet të angazhohet seriozisht për ta kthyer Federatën në një koalicion opozitar me program me logon e saj dhe në vendin që bashkon shqiptarët kudo ku ndodhen.

“Opozita nuk mund të katandiset në qëllimin se kush do të jetë deputet, por duhet ta shohë parlamentin si vendin ku shqiptarët shikojnë dhe dëgjojnë mundësinë për të ardhmen dhe shpresën e tyre. Opozita nuk mund të mbyllet në meskinitetit dhe interesat e vogla përjashtuese të disa individëve, por duhet të hapet dhe të vendosë në bazë të disa vlerave të saj konkurrimin, gjeneratën e re, vlerat më të mira. Opozita e liderëve duhet të ndryshojë dhe të bëhet opozita e shqiptarëve, që krijon hapësirën në Kuvend, nëpërmjet garës, gjeneratën e mrekullueshme të të rinjve e të rejave që jetojnë këtu në Shqipëri dhe në vende të tjera”, tha Mediu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit