-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reuters: Izraeli pranon planin për armëpushimin në Gaza

Kryesoret

Ditën e sotme këshilltari i Kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se Izraeli e ka pranuar planin e paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden për armëpushimin në Gaza.

Ofir Falk tha se ishte “një marrëveshje për të cilën ramë dakord – nuk është një marrëveshje e mirë, por ne duam shumë që pengjet të lirohen, të gjithë”.

Reuters tha se gjatë konfirmimit Falk vuri në dukje se kushtet e Izraelit për lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit si një organizatë terroriste nuk kanë ndryshuar.

Ndërkohë të premten Biden e përshkroi këtë si një plan trefazor të paraqitur nga qeveria Netanyahu për t’i dhënë fund luftës.

“Faza e parë përfshin një armëpushim dhe lirimin e disa pengjeve, pas së cilës palët do të negociojnë për ndalimin e armiqësive për një fazë të dytë në të cilën robërit e mbetur të gjallë do të lirohen”, tha Biden.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit