-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjati 10 minuta! Flet “molla e sherrit”: Si u vra shqiptari në Mykonos

Kryesoret

Mediat greke vijojnë që të zbardhin detaje të reja për vrasjen e shqiptarit dje në ishullin Mykonos pas sherrit për një vajzë. Shqiptari Visar Dakramaj humbi jetën pasi u qëllua me armë nga një 33-vjeçar grek. Vajza në fjalë është një 23-vjeçare.

Ajo ka dëshmuar momentin tragjik. Ajo punon në një lokal nate në ishull dhe shprehet se ka pasur një lidhje me shqiptarin dy vite më parë. 23-vjeçarja deklaroi se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një keqkuptimi.

“Ishte një keqkuptim. Nuk ishte për mua. Ishte thjesht një keqkuptim”, u  shpreh ajo për mediat greke. Edhe pronari i lokalit ku ndodhi sherri ka dhënë dëshminë e tij. Sipas tij, vajza ka qenë vetëm në bar dhe më pas ka ardhur një prej djemve.

“Ajo nuk ishte në lidhje me asnjë prej tyre. Ata ishin klientë në lokal. Ata patën një debat në lokal dhe dolën jashtë për t’u sqaruar”, u shpreh ai.

Më tej pronari shton se nuk e di ku ndodhi vrasja ndërsa për 33-vjeçarin grek tha se ka qenë djalë i mirë dhe nuk përfshihej në sherre. “Nuk kam fjalë”, tha ai.

Plumbin kokës shqiptarit për një grua, i riu grek: Isha i dehur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit