Ndeshja e xhiros së 23-të e Superligës së Turqisë ndërmjet Fenerbahces dhe Konyasporit vazhdoi sezonin pas tragjedisë së madhe që i ndodhi vendit në fillim të këtij muaji.
Në stadium u panë skena emocionale dhe gjithçka ishte në shenjë nderimi për qytetet që u goditën nga tërmeti katastrofik.
Mirëpo, pas fishkëllimës së parë të gjyqtarit, gjithçka ishte e qetë në fushë.
Fenerbahce dominoi ndeshjen dhe në fund fitoi me rezultat 4-0;.
Fenerbahçe është e dyta në tabelë me gjashtë pikë më pak se lideri Galatasaray, ndërsa Konyaspor në pozitën e tetë.