-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet lokale të 14 Majit, Ilir Meta mbështet Arjan Hoxhën për Bashkinë e Kamzës

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta vijon prezantimin e kandidatëve të opozitës që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Takimi i radhës u mbajt në Kamëz, aty ku Meta së bashku me kreun e PL-së për Kamzën, Faik Basha u shfaqën në mbështetje të kandidatit demokrat Arjan Hoxha.

“Së bashku me Kryebashkiakun e ardhshëm të Kamzës, Arjan Hoxha dhe Kryetarin e Partisë të Lirisë, Faik Bashën zhvilluam një bashkëbisedim të përzemërt me komunitetin e Laknasit.

Rritja e kostos të jetesës, mungesa e transparencës nga Bashkia për menaxhimin e buxhetit dhe taksave ishin disa nga shqetësimet e tyre. Importimi i drejtorëve nga jashtë Bashkisë dhe mungesa e lidhjes të tyre me komunitetin dhe shqetësimet e tij ishin një tjetër shqetësim.

Ndamë besimin e plotë se fitorja e Bashkisë Kamëz do të jetë ndër më të thellat në 14 Maj dhe do të çelë rrugën e Ndryshimit për të ardhmen duke rivendosur llogaridhënien dhe interesin e qytetarëve të parin pa dallime partiake. Partia Lirisë, Arjan Hoxha në Kamëz, Fitore! Ndryshim me çdo çmim”, shprehet në mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale, kreu i PL-së Ilir Meta ndërsa publikon dhe pamje nga ky takim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit