-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundoi në polici, flet shoferi i kazinosë ku punonte keniania: Nuk kam pasur asnjë lidhje apo konflikt me të!

Kryesoret

Ditën e sotme, efektivët e Komisariatit Numër 1 kanë shoqëruar Rodin Barçi shoferin e kazinosë, ku ishte punësuar vajza keniane, Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë.

Zbardhen deklaratat e nënës së 22-vjeçares nga Kenia për marrëdhënien me shoferin e kazinosë: I kërkoi të lidheshin, por ajo s’pranoi

Mësohet se, Barçi ka mohuar të ketë pasur lidhje me 22-vjeçaren apo ndonjë konflikt të mundshëm. Ndërkohë, me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës janë kryer kontrolle në banesën e shoferit.

Nga burime të grupit hetimor mësohet se po me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22-vjeçare punonte në kazino.

EMRI/ Vdekja e 22-vjeçares keniane në Tiranë, shoferi i kazinosë përfundon në polici!

Ata janë konsideruar si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e kenianes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit