-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takim me demokratët: Do jemi në këmbë deri në largimin e Ramës

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dirën e sotme po zhvillon një takim me strukturat drejtuese të degëve 2 dhe 5 të Tiranës.

“Jemi në një revolucion demokratik paqësor, por jemi në një revolucion sepse asnjë njeri nuk mund të na thotë ne një rrugë tjetër për përmbysjen e kësaj kufome politike që quhet Edi Rama, i cili ka arritur në një stad që kundërmon në Shqipëri, rajon e mbarë botën.

Ka arritur në një stad që i lejon vetes të bëjë çdo gjë, përbën rrezik real për çdo shqiptar, një stad i cili në vend të vetë arkivohej për ato që ka kryer, përpiqet të mbahet në çdo fije bari për të shtyrë mbijetesën e tij qoftë edhe thjeshtë si kufomë politike.

Ndaj jemi të angazhuar në këtë lëvizje të fuqishme, paqësore që do vijojë deri në përmbysjen e këtij despoti, kryeministri, i cili nuk njeh asnjë ligj e parim kur vjen puna për pushtetin e tij, pasurimin e tij dhe për të goditur kundërshtarët e vlerat e demokracisë.

Ne do jemi në këmbë e do përballemi me të. Do bëjmë gjithçka që ta largojmë nga pushteti.

Edi Rama dhe suita e tij janë një grup pushtetarësh që nëse ju i vëreni me kujdes, rrezatojnë urrejtje ndaj qytetarëve shqiptar në çdo akt e vendim.

Rrezikojnë urrejtjen e hajdutit për viktimën që thonë: Mirë ua bëra.

E thotë KLSH, në 9 muaj Rama e ministrat e  tij kanë vjedhur 122 mld lekë”, ka deklaruar Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit