-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emri 14 herë në dosje, Rama: Nuk ka asnjë fakt kundër meje

Kryesoret

Nga foltorja e Kuvendit në mocionin për dosjen “McGonigal”, Edi Rama tha se sot shkoi për të sqaruar qytetarët dhe jo për t’u përballuar me opozitën të cilën e injoroi duke thënë se nuk do i japë më mundësinë për debat. Kryeministri tha se vërtetë përmendet 14 herë në akt-akuzë, por tha se aty nuk ka asnjë krim apo kompromentim.

Dua të them me zë të lartë sot, atë që më gërryen brenda meje, ndihem fajtor, madje shumë fajtor që nuk kam bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thellë të politikës sonë, ku fukarallëku i vlerave dhe i qëllimeve, foltore më foltore dhe kanal në kanal e ka molepsur shoqërinë duke ushqyer indiferentizmin ndaj njëri tjetrit.

Tani po rikthehem te personi, A, B dhe C. Përsëritet ditë natë “kryeministri është përmendur 14 herë në akuzë”. Po akt-akuza vetë çfarë thotë? E vërtetë, Dorian Duçka ishte këshilltar i imi i jashtëm në atë kohë, por krimi dhe kompromentimi ku janë?

Është fakt që ish-shefi i kundërinteligjencës më ka thënë që të jemi të kujdesshëm lidhur me shoqëritë ruse, që mund të përdorin edhe të tjerë për të hyrë në sektorin e naftës. Po ku është krimi në këtë fakt?

Çfarë krimi mund të konsiderohet shkëmbimi i dhuratave. McGonigal më dhuroi një kapele të FBI-së e kam edhe sot në zyrë. Çfarë krimi është ky? Akt-akuza nuk flet për asnjë bisedë, pastaj bisedat imagjinare janë gjë tjetër” tha ai.

LIVE-Rama jep llogari: PD e shthurur! Nuk kam lidhje me hetimet për “McGonigal”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit