-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6-vjeçari qëllohet me armë zjarri nga një 4-vjeçar në Kanada

Kryesoret

Një gjashtë vjeçar u qëllua nga një katër vjeçar në një komunitet aborigjen në provincën Manitoba të Kanadasë, sipas një deklarate të policisë federale të enjten.

Incidenti ndodhi të hënën mbrëma në një shtëpi në komunitetin Peguis First Nation, 185 kilometra në veri të qytetit të Winnipeg, ku fëmijët “kishin akses në një armë zjarri”, sipas një deklarate nga policia kanadeze.

“4-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri duke e plagosur 6-vjeçarin”, thuhet në njoftim. “Djali gjashtë vjeçar u dërgua i plagosur në spital, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, pas disa ditësh ai do të dali nga spitali dhe do të kthehet në familje”, raporton rrjeti CBC.

Gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e caktuar janë sekuestruar pesë armë zjarri, një hark dhe municione luftarake. Një person është arrestuar dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit