Policia e Pogradecit ka arrestuar Eduart Elmasllari 60 vjeç i shpallur në kërkim, pasi është i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
I dënuar me rreth 7 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që ndihmonte emigrantë, në mënyrë të vazhdueshme, për të kaluar ilegalisht kufirin, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari.









