-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre orë debat! Kreshnik Çollaku hap derën për kandidatët e Berishës

Kryesoret

Prej më shumë se dy orësh po vazhdon mbledhja e Kryesisë së PD-së, që po drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Deputeti Kreshnik Çollaku u shpreh se vendimi Gjykatës së Apelit më 3 mars qartësoi legjitimitetin e strukturave të Partisë Demokratike.

“Vendimi i datës 3 qartësoi legjitimitetin e strukturës drejtuese te PD. Asgjë me shume se kaq. Ne nga data 3 kemi detyrim te sillemi si PD dhe jo me si grupe brenda PD. PD është e te gjithë demokrateve dhe e jona këtu dhe atyre atje. Sot eshte detyra jone ti ofrojmë bashkëpunim e bashkim me çdo demokrat.

Ky vit ka qene shume vit i ngarkuar. Kemi mbajtur shume balte, akuza te pavërteta, agresivitet dhe nuk jemi përgjigjur. Mendoj qe kemi bere mire, por nga sot për hir te bashkimit te PD duhet ti tejkalojmë këto ngarkesa negative.

Sfide mbetet zgjedhjet e 14 majit. Kam kërkuar ne çdo kohe te bëjmë cdo sakrifice për te dale me kandidat te unifikuar nen siglën e PD. E kam kërkuar edhe vete dhe e mbështes propozimin te ftohen te gjithë kandidatet te dale nga procesi i primareve nga pala tjeter ne siglen e PD.

Ne kemi cdo mundësi qe te hapim një dialog e proces konsensusi ne çdo bashki për tu përfaqësuar me emra cilësor fitues dhe te unifikuar. Nëse vërtetë duam te bëjmë një PD fituese duhet bashkim dhe tejkalim i çdo ngarkese emocionale apo interesi personal”, ka thënë Çollaku.

Alibeaj: Jam i hapur për kandidatët e Berishës për të dalë bashkë në zgjedhje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit