-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Sauk! Eksperti flet te “5pyetjet.al”: Shoferi i papërgjegjshëm në timon

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Pa kaluar 24 orë në tre qytete të Shqipërisë janë shënuar tre aksidente me pesë viktima. Ngjarja më e rëndë u shënua mbrëmë në Tiranë, ku tre të rinj vdiqën në Sauk. Për të analizuar shkaqet e këtij aksidenti, “5pyetjet.al” kontaktoi zotin Arben Luzi, ekspert i sigurisë rrugore.

Për rastin konkret, eksperti u shpreh se gabimi ishte i gjithi i drejtuesit të makinës tip “Audi” Klevis Ruçaj, i cili ndërroi jetë së bashku me dy vajzat që ishin brenda.

Ajo ishte humbje kontrolli. Faji është njerëzor. I gjithë i atij. Me sa kuptoj, ai vinte nga Mulleti dhe nuk ka arritur të marrë kthesën, ka dashur të bëjë mbikalimin. Nuk e ka rregulluar shpejtësinë për të kryer këtë manovër. I ka rënë gardhit metalik dhe e ka shqyer” tha ai.

19-vjeçari kishte vetëm një vit që kishte marrë patentën dhe brenda pesë muajve kishte pesë gjoba. Por a mund të ishte parandaluar kjo ngjarje nëse do i ishte hequr patenta?

Përse janë këto gjoba? Gara shpejtësie apo mosrespektim në qendra të banuara janë për pezullim leje drejtimi. Kjo tregon se ky njeri është i papërgjegjshëm në timon, e tregojnë gjobat që ka marrë.

Zgjidhja duhet të ishte që një njeri me probleme që bën më pas edhe aksident, duhet t’i hiqet fare leja e drejtimit, por kjo nuk është përshkruar në ligj.

Është problematik. Është ndëshkuar. Ai vdiq. Nëse do të kishte shpëtuar do të merrte një dënim të rëndë” tha ai për “5pyetjet.al”.

Dy vajzat që humbën jetën në aksidentin e frikshëm në Tiranë me tre viktima u identifikuan nga policia. Ato janë Erisilda Abedini 22 vjeçe dhe 23-vjeçarja Sikela Përroj, të dyja banuese në Tiranë. 23-vjeçarja Përroj ishte nga Shalësi i Cërrikut.

Familja e saj jeton jashtë, ndërsa e reja kishte mbaruar shkollën për Gazetari në Tiranë dhe vazhdonte të jetonte këtu. Ato po udhëtonin me makinën tip “Audi” me shofer 19-vjeçarin Klevis Ruçajn kur automjeti doli nga kontrolli dhe përfundoi disa metra poshtë një nënkalimi në unazën lindore të Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit