24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Korçë: Fatkeqësitë më të mëdha kanë ardhur nga indiferenca ndaj të keqes

Kryesoret

Ish-kryeminsitri, Sali Berisha ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidaten e tij për Bashkinë Korçë, Ledina Alolli.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se në 8 vite fuqia konsumuese e kombit është pakësuar me 1 të 3-tat.

“Ajo çka unë njerëzisht do të kërkoja nga çdo qytetare dhe qytetar i Korçës, të shtrojnë pyetjen; kur ky vend ka qenë në një ritëm shpopullimi dhe shkretëtimi në histori se sa këto 8 vite. Kemi 01/3 korçarë më pak seç kishim 8 vite më parë.

Në 8 vite, secili prej nesh nuk ka më në Shqipëri 1/3 e njerëzve tanë të dashur. Në 8 vite, secili prej nesh nuk ka më së paku 1/3 e të rinjve tanë, e fëmijëve tanë.Në 8 vite ne kemi emigruar vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Po të shtojmë, SHBA, Kanadanë e vende të tjera jashtë hapësirës Shengen, kjo shifër i kalon 1 mln. Kalon pra 1/3 e popullisë shqiptare.

Në 8 vite fuqia konsumuese e këtij kombi është pakësuar me 1/3. Le të mendojmë për një moment, në qoftë se vazhdojmë me këto qëndrime të deritanishme, e kam për të gjithë shqiptarët, nuk e kam për një grup, apo grup tjetër, nuk e kam për mbështetësit e PD-së, apo të një partie tjetër por për çdo shqiptar; le të mendojmë se do të ecim në këtë mënyrë, pas 8 vitesh do të kenë ikur 2/3 dhe ne vazhdojmë në somnambulizmin tonë.

Fatkeqësitë më të mëdha njerëzimit i kanë ardhur nga ecja në këtë mënyrë, nga indiferenca ndaj të keqes,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit