Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar sërish me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi në rrjetet sociale.
Replikat
Gazment Bardhi: Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS.
Ilirjan Celibashi: Për këdo që e ka njohur karrierën time e di shumë mirë që unë jo vetëm nuk jam i shantazhueshëm, por kam gjithë dedikimin për të respektuar ligjin. Që nga dita 1, kur kam qenë 22 vjeç, zbatimi i ligjit ka qenë kryesore. Më vjen keq për zotin Bardhi. Të themi që ka arsye, është e papranueshme gjuha e përdorur.
Nuk i bën nderë figurës së tij. Nuk e gjen asgjë që të thotë se vendimi nuk është në përputhje me kodin dhe kaq do të ishte e mjaftueshme. Unë kam pëlqimet e mia politike, do të ishte mashtrim nëse do të thoja nuk kam simpati. Votoj edhe unë sipas rastit, por absolutisht në atë se cfarë duhet të vendos, përcakton vetëm ligji, vendimmarrjen time. Partia më e madhe në opozitë nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje me cdo kusht.
Gazment Bardhi: E patolerueshme është përfshirja me shkrim dhe privatisht e KSHZ në një konflikt politik, duke shërbyer si zëdhënës i interesave politike. Vendimi i sotëm i Ilirjan Celibashit nuk ka asnjë lidhje me ligjin. Një njëri i shantazhueshëm nuk ka lidhje me ligjin dhe zgjedhjet.