-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama po “rrokulliset”! Prokurorët e SPAK-ut janë personalizuar

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh optimist sot se qytetarët janë të vendosur të mbështesin opozitën dhe t’i japin një kthesë për mbarë vendit.

“Edi Rama është në përpëlitjet e tij të fundit. Sot, gazeta më e lexuar në Europë, ia numëronte të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi.

Ndaj te qytetarët ka një pakënaqësi të gjithanshme. Ka një ndërgjegjësim të plotë se Edi Rama e ka konsumuar me turp, kohën e tij.

Axhendat po i rrokullisen, por rrokullisjen e plotë duhet t’ia japin shqiptarët dhe ta bëjnë sa më shpejt të përshtatshëm për ligjet e kodeve penale në Shqipëri dhe SHBA.

Nuk ka të ndalur, nuk ka asnjë lloj kufiri nuk njeh. Po shpërndan fonde qindra milionëshe me qëllimin e vetëm elektoral.

Por është në detyrën tonë të bëjmë transparencë të plotë, të regjistrojmë çdo veprim të tij dhe t’i themi se populli të ka futur në rreth të kuq.

Se drejtësia amerikane në SHBA do të flasë për ty, por nuk është e largët kur të flasë drejtësia në Shqipëri. Natyrisht jo SPAK-i i partisë. Aty edhe prokurorët kanë nisur të personalizohen, njëri i Damianit, tjetri i këtij. Tani janë bërë me prokurorë personalë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një situatë dramatike.

Por të gjitha këto marrin përgjigje të merituar më 14 maj, ku qytetarët janë të vendosur, janë të gatshëm të mbështesin opozitën dhe t’i japin një kthesë për mbarë vendit, demokracisë në Shqipëri” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit