-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani që po kurdis Xi Jinping dhe Putin kundër Perëndimit

Kryesoret

Presidenti kinez Xi Jinping filloi të hënën një vizitë tre-ditore në Moskë me qëllim për të treguar lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin. Siç njofton Byroja e Zërit të Amerikës në Moskë, si Rusia ashtu edhe Kina janë të etur për të bashkëpunuar pasi secili vend përballet me pasoja nga konfrontimi me Perëndimin.

Pika qendrore e vizitës së kësaj jave të presidentit kinez është mbështetja e Pekinit për Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës dhe propozimi i paqes që Kina u ka paraqitur të dyja palëve.

Të hënën, presidenti rus Vladimir Putin tha se e shikonte me respekt propozimin e Pekinit.

“Ne kemi studiuar me kujdes propozimin tuaj për zgjidhjen e krizës së rëndë në Ukrainë. Ne e dimë se ju udhëhiqeni nga parimet e drejtësisë dhe respektimi i bazave të së drejtës ndërkombëtare. Ju jeni gjithashtu të vetëdijshëm se ne jemi gjithmonë të hapur për procesin e negociatave”, tha presidenti Putin gjatë takimit me presidentin kinez.

Por plani ka pak shanse për t’u miratuar siç propozohet sepse nuk plotëson kërkesën kryesore të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe perëndimit, largimin e trupave ruse nga i gjithë territori, përfshirë gadishullin ukrainas të Krimesë.

“Armëpushimi që nuk përfshin largimin e forcave ruse nga territori ukrainas do të ishte efektivisht mbështetje për ratifikimin e pushtimit rus. Ai do të njihte përpjekjet e Rusisë për të marrë territorin e fqinjit sovran me forcë. Kjo do t’i mundësonte Rusisë të forconte më tej pozicionet në Ukrainë”, tha ndër të tjera Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit