Qeveritë federale të SHBA dhe Kanadasë së bashku me Parlamentin Europian kanë ndaluar përdorimin e TikTok në pajisjet celulare të përdorura nga qeveria.
Së fundmi kësaj “nisme”, i është bashkuar edhe Britania e Madhe, e cila ka njoftuar se TikTok do të bllokohet në të gjitha pajisjet parlamentare.
“Pas vendimit të qeverisë për të ndaluar TikTok nga pajisjet qeveritare, komisionet e Dhomës së Komunave dhe Lordëve kanë vendosur që TikTok të bllokohet nga të gjitha pajisjet parlamentare dhe rrjeti më i gjerë parlamentar,” tha një zëdhënës i parlamentit.
TikTok është vënë nën kontroll për shkak të frikës se të dhënat e përdoruesve nga aplikacioni në pronësi të kompanisë me bazë në Pekin, ByteDance, mund të përfundojnë në duart e qeverisë kineze, duke minuar interesat e sigurisë perëndimore.