-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klodian Tomorri: Fitorja më e madhe e opozitës

Kryesoret

Me afrimin e zgjedhjeve i gjithe debati politik fokusohet natyrshem ne temen se kush do te fitoje ne 14 maj. Por pavaresisht rezultatit, opozita e ka arritur fitoren me te madhe. Nje fitore qe eshte per te gjithe. Per votuesit demokrate, ata pa parti dhe madje dhe vete socialistet.

Shikoni pak vetem metamorfozen e kryeministrit ne 2 vitet e fundit. Deri dje Edi Rama nuk shihte krize mjekesh. Madje deklaronte se mjeket po kthehen nga jashte ne sistemin shendetesor te rilindur.

Edi Rama sot shkon e i ankohet publikisht kancelarit gjerman se Gjermania po shkakton krize burimesh njerezore ne mjekesine shqiptare.

Edi Rama dje nuk shihte shpopullim. Madje u bente thirrje me krenari investitoreve te huaj, qe te vinin ne Shqiperi se ketu nuk kishte sindikata. Edi Rama sot u ben thirrje bizneseve shqiptare te rrisin rrogat se vendi po shkon ne krize te fuqise punetore.

Kjo eshte fitorja e madhe per te gjithe. Por cfare ka ndryshuar qe ndryshoi kryeministri? Ka ndryshuar opozita. Opozita eshte instrumenti kryesor qe e mban qeverine ne llogaridhenie. Nje qeveri qe ka perballe nje opozite te asgjesuar shnderrohet ne rrezik publik,  edhe sikur kryeministri i saj te ishte vete Papa.

Ndaj kryeministri deri dje nuk e shihte shpopullimin e frikshem te vendit, nuk rriste rrogat dhe nuk shqetesohej per eksodin e mjekeve. Sepse nuk e linte dashuria per “djemte e mire” te opozites. Por sot llogarite kane ndryshuar.

Kjo eshte fuqia e opozites. Dhe kjo eshte arsyeja se pse te gjitheve ne na duhet nje opozite e forte, qe nuk hyn ne xhepin e qeverise.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit