-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi tenton sërish që të zgjojë SPAK-un: Blloko pagesat për inceneratorët

Kryesoret

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka “shkundur” sot sërish SPAK-un duke i kërkuar që të reagojë për të bllokuar pagesat, që sipas saj, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon që të bëjë për inceneratorin e Tiranës edhe pse në landfill bëhet vetëm groposje dhe asnjë proces tjetër i mbetjeve.

“Erioni vazhdon ben pagesa për inceneratorin e Tiranës. Uroj që pas 752 ditësh hetime komplekse, nga momenti që unë kam dorëzuar kallëzimin, SPAK të reagojë në interes të qytetarëve dhe të mos lejojë më Erionin të bëjë pagesa fiktive nga taksat shumë të larta që paguajnë banorët e Tiranës.

Djalli fshihet pas pagesave të Tiranës që vazhdojnë, se Elbasani dhe Fieri i morën të plota pagesat nga shteti. Detyra e SPAK është të kthejë lekët e shqiptarëve tek shqiptarët, kjo ka rëndësi sot, jo individët” shkruan deputetja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit