-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rusia do t’i ofrojë Koresë së Veriut ushqim, në këmbim të armëve”

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia do ta dërgojë një delegacion në Korenë Veriore, për të ofruar ushqim, në këmbim të armëve. Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se një marrëveshje potenciale e armëve, në mes të Koresë Veriore dhe Rusisë, do të përbënte shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar më parë Korenë Veriore për furnizim të Rusisë me armë në Ukrainë, por edhe të mercenarëve të grupit rus Wagner. Pheniani i pati hedhur poshtë këto pretendime. Kirby ka thënë në një konferencë për media se SHBA-ja ka informacione të reja për marrëveshjen.

“Ne e kemi kuptuar që Rusia është duke tentuar të dërgojë një delegacion në Korenë Veriore dhe që Rusia është duke i ofruar Koresë Veriore ushqim, në këmbim të municioneve”, ka thënë ai.

Zëdhënësi për Siguri ka thënë se SHBA-ja është duke e vëzhguar nga afër situatën. Koreja Veriore është një prej shteteve më të varfra në botë dhe është përballur me mungesa kronike të ushqimit për dekada.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit