Një grup kriminal shqiptar që merrej me shitje kokaine është shkatërruar në Belgjikë.
Mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni kanë rënë 9 persona. ndër të tjera bëhet me dije se aksioni ishte i shtrirë në disa banesa në Berchem, Deurne, Etterbeek, Hoboken, Jette dhe Woluwe-Saint-Pierre në Belgjikë.
Sipas informacioneve në mediat belge dyshohet se kokaina importohej përmes portit të Antwerpen dhe do të shpërndahej nëpërmjet korrierëve në vende të ndryshme evropiane.
Ndërkohë, trafikantët më pas mendohet se transportonin lëndën narkotike në automjete ku ishin përshtatur vende të fshehta.