Autoritet italiane kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për trafik droge.
25-vjeçari shpërndante doza kokaine me skuter. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 10 gr kokainë të ndarë në 17 doza dhe 40 euro.
Në shtëpi iu gjetën 800 euro cash dhe materialet që përdorte për të paketuar drogën.