-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arratis nga dritarja, apo kishte dekonspirim, si iku vlonjati nga duart e FNSH-së?

Kryesoret

Policia ka publikuar pamjet e aksionit të FNSH-së që bërinë shtëpinë e Rodrigo Shemshos alias Juxhin Orhan në qytetin e Vlorës. Nga operacioni në banesën e tij, që akuzohet se është pjesëtar i një grupi kriminal u gjetën dhe sekuestruan 39000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e grupit kriminal, si dhe një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Rodrigo Shemsho ka arritur që të arratiset dhe është shpallur në kërkim. Nuk dihet ende në vlonjati iku në momentin e operacionit apo gjithçka ishte dekonspiruar më parë.

33 vjeçari banues në Vlorë që u arrestua edhe në 2021 për tentativë vrasje por u lirua tani do të akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kontroll rrufe në Vlorë! FNSH del me duart plot nga shtëpia, por “trimi” arratiset

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit