-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi ngre dronin mbi Sharrë: Shikoni si po vjedh Rama-Veliaj me inceneratorin

Kryesoret

Një ditë pasi Edi Rama e akuzoi për lidhje me rusët, Monika Kryemadhi pasi mohoi pretendimet duke i cilësuar sulm për shkak të denoncimeve për inceneratorët, sot doli në media me një tjetër deklaratë lidhur me djegësat e mbetjeve në Tiranë.

Ish-drejtuesja e LSI-së kërkoi nga Edi Rama që të hapë dyert e inceneratorit të Tiranës për të parë të vërtetën të gjithë qytetarët, se çfarë ndodh aty, ku paguhet për incenerim por bëhet vetëm groposje e plehrave.

“Sot, pagesat e Erion Veliajt për Inceneratorin kanë vazhduar, atje vijon i njejti skandal i vjedhjes haptazi të parave të shqiptarëve.

Droni i të vërtetës u ngrit sërish ditën e djeshme. Ja pra, që diferencimi e trajtimi i mbetejve nuk ka ndodhur. Ja pra, që djegia e mbetjeve për të prodhuar energji, nuk ka ndodhur.

Ja pra, që pagesa 29 Euro/Ton nuk shkon për të marrë nga inceneratori i Tiranës shërbimin e kontratës koncesionare, por ato para u kthehen në mënyra të tjera Erion Veliajt që i bën këto pagesa, dhe qeveritarëve të tjerë.

I kërkoj Ramës, hap dyert e inceneratorit dhe tregoji shqiptarëve për krenaritë e tua” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit