-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-FNSH bën bingo! Bllokohet makina me 42 kg heroinë në Tiranë

Kryesoret

 

Sekuestrohen 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë në Tiranë në operacionin e koduar “Fusha e kuqe”. Arrestohet shoferi i makinës tip “Benz” Armando Papa 31 vjeç banues në Fushë Kuqe dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij R. G., banues në Sukth, por ende nuk dihet se kush bosi që kishte porositur drogën.

Policia thotë se ndërhyri nisur nga informacionet e marra në rrugë operative duke lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar.

“Ndalo dhe hape bagazhin”! Del VIDEO e ndjekjes, si u kap “bosi” me heroinë?

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit