-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria bojkoton Rusinë në OKB

Kryesoret

Ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Amerikës, Ferit Hoxha në shenjë demonstrative është larguar nga mbledhja që po mbahej në Këshillin e Sigurimit, e organizuar nga Rusia për të folur mbi të drejtat e fëmijëve.

Ambasada shqiptare e quajti këtë organizim një provokim cinik dhe për këtë arsye u braktis seanca kur përfaqësuesja e Rusisë, Maria Lvova-Belova kundërshtoi akuzat e bëra ndaj saj për rrëmbimet e fëmijëve ukrainas.

 

“Belova është nën urdhër arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e akuzuar për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas.

Në vend që të ligjërojë në OKB për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në një gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura kundër saj” thuhet në reagimin e bërë nga ambasada shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit