-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takim me demokratët e Vorës, prezanton kandidatin Indrit Hoxha

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Vorës ku po prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë, Indrit Hoxha.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se zgjedhja e kandidatëve nga qytetarët ka sjellë një frymë fitoreje që Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë më të fuqishme që nga vitet 92.

“Jemi sot këtu për të paraqitur kandidatin për kryetar bashkie. Në dallim nga paraqitjet e mëparshme, vijmë sot me një kandidat që ju e keni votuar, me kandidatin e Primareve, të lirisë. Indrit Hoxha e kandidatët e koalicionit, për herë të parë në 32 vite nuk janë kandidatë të kryetarit dhe kryesisë së partisë, por të vullnetin dinjitetit e votës suaj.

E them këtë sepse për njeriun e lirë kuptimi më i thellë i lirisë, është dinjiteti i njeriut, në këtë kontekst ne deleguam tek ju zgjedhjen e kryetari të partisë, kandidatit për kryebashkiak, nesër të deputetit, dhe ju garantoj se do jeni vendimmarrës absolut për përfaqësuesit tuaj.

Ky faktor është mirëpritur nga demokratët, simpatizantët dhe mbarë shqiptarët. Krahasoni Indrit Hoxha me kandidatët e partisë së Ramës.

Kandidatët e tjerë janë ata që pas mesnate dolën nga zyrtare PS pa u pyetur asnjë socialist i vetëm, mbajnë dy-tre emra, nuk përfaqësojnë socialistët dhe mbështetësit e PS, por krimin , bandat organizatat kriminale shtetërore dhe jo. Ky është një dallim i madh.

Ndaj siç jeni dëshmitarë, kudo nga jugu në veri ka një epërsi morale të opozitës dhe nga kandidatët e lirisë, kjo ka sjellë një frymë fitorjeje që Shqipëria nuk e ka patur ndonjëherë më të fuqishme që nga ‘92, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit