-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj çon Bejkon për fushatë në Vaqarr

Kryesoret

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka postuar disa foto nga një takim që ka zhvilluar në Vaqarr. Në krah të tij ka qenë edhe kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj. Bejko u ka premtuar qytetarëve zgjidhje të problemeve nëse do i besojnë.

“Vijojmë takimet me demokratët e Vaqarrit, dega 15 në Tiranë. Gjatë  mbledhjes,  ju thashë se: në këto zgjedhje, përballja jonë është me të majtën, jo me atë pjesë, që ka qenë me ne, ndërsa tani për interesa personale po fuqizon Ilir Metën.

Ne aleancën e kemi me njerëzit e thjesht të Tiranës, që po përballen me vështirësitë që vijnë si nga bashkia por edhe kryeministri.  Nga takimi banorët shprehën shqetësimin për problematikat që lidhen me infrastrukturën, që ju dëmton biznesin dhe jetesën e përditshme.

Unë ju premtova se çdo shqetësimin i tyre, do të përfshihet në programin e skuadrës tonë që do të publikohet këto ditë, dhe do ofrojë zgjidhje për shumë probleme të Tiranës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit