-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meksi-Gjoka me “karton të kuq”! Ministria hesht për tenderin 20 mln Euro

Kryesoret

“5Pyetjet.al” publikoi dje dokumentet që tregonin se Autoriteti Rrugor Shqiptar me dorën e drejtorit Evis Berberi në datë 6 Prill i ka dhënë tenderin me vlerë 20 milionë Euro bashkimit të tre operatorëve për ndërtimin e qendrës së monitorimit të trafikut (200 km) që është faza e parë.

Tre kompanitë që fituan prokurimin publik janë “MC NETWORKING” në pronësi të Endri Meksit, “INTETRA ELEKTONIK SANAYI VE TICARET ANONIM SIRK” edhe “GJOKA KONSTRUKSION” e biznesmenit të njohur Rrok Gjoka.

Tenderi 20 milionë Euro u kap me “karton të kuq” nga platforma “Open Procurement Albania” që monitoron prokurimet publike në vend. Sinjalizimi erdhi për shkak të skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurrues që ishin në garë përveç fituesit.

Por a është vendosur në lëvizje ministria apo vetë ARRSH-ja nga ky shqetësim i ngritur nga kjo platformë që monitoron tenderat?

Faqja “5Pyetjet.al” u dërgoi një kërkesë për informacion ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar duke i pyetur nëse në gjykimin e tyre sinjali që është ngritur nga “Open Procurement Albania” krijon vend për dyshime të arsyeshme lidhur me këtë tender.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pasur asnjë përgjigje nga dy institucionet. “5Pyetjet.al” dhe publiku janë në pritje të përgjigjes së institucioneve për tenderin e majmë 2 miliardë lekë ose 20 milionë Euro që u firmos pak ditë para nisjes së fushatës elektorale.

ARRSH tender 20 mln Euro me “flamur të kuq” për Endri Meksin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit