-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizje e lirë Kosovë-Shqipëri, Kurti: U shërben 200 mijë shqiptarë në kufi!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se më 12 prill hyri në fuqi marrëveshja për lëvizjen pa “frenime” për zonat ndërkufitare me Shqipërinë.

Në një postim në rrjete sociale, kryeministri Kurti shkroi se ministritë e Brendshme të dy vendeve kanë nënshkruar Protokollin duke mundësuar lëvizjen e kirë të qytetarëve që janë në kufi, në 26 vendkalime të ndryshme.

Kurti nënvizon se mbi 200 mijë shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor që kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj.

Kjo marrëveshje, sipas Kurtit, thellon edhe më tej bashkëpunimin ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit. Marrëveshja u nënshkrua mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Në këtë mbledhje u theksua nevoja e bashkëpunimit mes vendeve teksa synohet të shkohet drejt një tregu të përbashkët, ku shqiptarët të jetojnë, studiojnë, punojnë dhe të dalin në pension në të dyja anët e kufirit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit