-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmohet shtëpia e oficerit në Itali, banda shqiptare “mesazh” për italianin

Kryesoret

Mediat italiane raportojnë se është sulmuar me armë zjarri shtëpia e një nënoficer i Forcave Ajrore në Itali.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar dhe dyshohet se autorë janë një grup kriminal emigrantësh ku mes tyre dhe shqiptarë.

Ata kanë qëlluar të paktën 20 herë në drejtim të banesës që ndodhet në Muro Leçese.  Fatmirësisht nuk është lënduar asnjë person por duket se e gjithë ngjarja ka qenë një mesazh për nënoficerin.

Karabinierët po hetojnë dhe nuk përjashtojnë faktin që mund të bëhet fjalë për një ngatërresë dhe se autorët kanë pasur tjetër person në shënjestër.

Sulmi mendohet të ketë zgjatur vetëm disa sekonda, bazuar në pamjet që ka siguruar grupi hetimor. Hetimet vijojnë dhe pritet të merret në pyetje çdo banor, që mund të ketë parë apo dëgjuar diçka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit