-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Themelohet dega e PD në New York, Basha e përshëndet nga Tirana!

Kryesoret

Dega e Partisë Demokratike është formuar edhe në New York, si një iniciativë e re të ekzistencës prej 32 vitesh të kësaj partie.  Një grup shqiptaro-amerikanësh, mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën ditën e premte në 15 prill në New York për të diskutuar të ardhmen e partisë së tyre.

Ajo çka u vu re ishte edhe përshëndetja e shpejtë e Bashës dhe Haklajt për këtë mbledhje. Ish kryedemokrati i cili ka dhënë dorëheqjen disa muaj më parë është përfolur shpesh se mund të kishte një rikthim në skenën politike.

Mbledhja hapet me një minutë heshtje për Nebil Çikën i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. Ky bashkim kishte si synim themelimin në New York të një dege të PD-së dhe për këtë kishin marrë bekimin dhe autorizimin e drejtpërdrejtë nga kryesia e partisë.

Aty morën pjesë edhe anëtarë dhe themelues të PD-së si Shkëlqim Jahaj, ish-funksionarë dhe drejtues të PD-së si Prel Dedaj dhe Agron Demushi, si dhe anëtarë e simpatizantë të vendosur të kësaj partie.

Pjesëmarrësit zgjodhën me vota një grup pune prej 12 komisionerësh, të cilët, në bashkëpunim me pjesëmarrësit e bashkatdhetarë të tjerë demokratë do të zgjerojnë veprimtarinë dhe programin e Degës së PD-së në New York.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit