Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Itali ku ka mbetur e vrarë shqiptarja, Anila Ruci.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole, në provincën e Pavias.
Sipas dyshimeve të para mësohet se 38-vjeçarja shqiptare është vrarë me thikë.
Trupi i gruas u gjet pak para orës 17:00,ndërsa jashtë shtëpisë u gjet i plagosur nga një thikë edhe bashkëjetuesi, Osman Bilyhu.
30-vjeçari u ka shpëtuar plagëve dhe ndodhet në spital.
Vrasja u zbulua pas denoncimit të e parukieres së fshatit pasi viktima kishte lënë takim me të.
Karabinierët mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan zonën dhe tani po hetojnë në përpjekje për të përshkruar dinamikën e saktë të asaj që ndodhi.