Këtë të shtunë është mbajtur ceremonia mortore e 40-vjeçarit Adem Qorri i cili ndërroi jetë një muaj më parë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës teksa po shpëtonte shokun e djalit.
40-vjeçari vdiq teksa shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij 10-vjeçar.
I ndjeri së bashku me ekipin e futbollit amerikan ku stërvitej i biri 10-vjeç, ishin nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren.
Si pasojë e dallgëve djali i viktimës së bashku me një shok patën vështirësi dhe rrezikuan mbytjen.
Djali i viktimës u shpëtua nga trajneri. Ndërkohë që Qorri shpëtoi shokun e të birit por vetë nuk mundi dot të dilte për shkak të dallgëve të forta.
“Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokun e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit.