Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Lidhur me këtë vendim pati 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime.
Shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës janë Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Serbia, dhe Hungaria. Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja abstenuan, ndërsa Armenia nuk votoi fare.
Profesori i të Drejtës Publike dhe ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, Georgos Katrougalos u shpreh se nuk ka një ndryshim të qëndrimit të Greqisë kundrejt njohjes së Kosovës pasi Greqia është një marrëveshje të pranuar nga të dyja palët.
“Siç e dini Greqia është një 4 vendet e BE që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Pozicioni ynë shpjegohet me faktin se ne duam të shmangim konflikte në Ballkan ndaj duam zgjidhje që të pranohen nga të dyja palët konform ligjit ndërkombëtar.
Ne jemi në favor të dialogut direkt mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka një ndryshim të qëndrimit të Greqisë kundrejt njohjes së Kosovës dhe ne siç e kemi thënë duam një marrëveshje të pranueshme që të zgjidhë problemet në Ballkan, siç u bë me marrëveshjen e Prespës që i dha fund konfliktit mes Greqisë dhe RMV”, tha ish-ministri i Jashtëm grek.