-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po planifikonin një sulm terrorist, arrestohet 7 xhihadistët në Belgjikë

Kryesoret

Autoritet belge kanë arritur të parandalojnë një fatkeqësi të mundshme me arrestimin e 7 terroristë të dyshuar xhihadistë gjatë një bastisjeje në rajonin e Flanders.

Ata akuzohen se ishin gati të kryenin një sulm terrorist në Belgjikë.

Arrestimet u urdhëruan pas një sërë kontrollesh të kryera në qytetet Roeselare, Ostend, Ëevelgem, Ghent dhe Menen, në kufi me Francën.

Objektivi i sulmit, sipas raportimeve të prokurorisë federale, ende nuk ishte përcaktuar saktësisht, por hipotezat parashikonin sipas hetuesve skenarë të ndryshëm.

“U fol për ndërtesat e NATO-s, por për momentin ato plane nuk dukeshin shumë konkrete,” tha një zëdhënës për gazetën belge De Standaard.

Të dyshuarit tashmë janë marrë në pyetje. Gjyqtari hetues do të duhet të vendosë nëse do t’i thërrasë ata të paraqiten dhe ndoshta do të lëshojë një urdhër arresti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit