Sonte, një natë para finales, moderatorja e programit, Arbana Osmani ka zbuluar finalistët e zemrës së saj. Jo nuk bëhet fjalë për asnjë nga banorët e BBV. Ajo ka publikuar disa vajza nga stafi i BBV që duket se i ka mjaft përzemër sa i ka cilësuar si finalistet e vërteta.
Arbana Osmani shpesh ka publikuar foto me stafin apo në ambientet e ‘Top Channel’ ku tregon nga puna e palodhshme që bëjnë për të cilën janë shumë krenare.
Vlen të theksohet që mbrëmja e 6 Maj po pritet me shumë kuriozitet nga të gjithë dashamirësit e këtij programi pasi i ka mbajtur mbërthyer për 130 ditë të plota.
Shumë surpriza dhe emocione të bukura do e shoqërojnë mbrëmjen e finales gjë që u zbulua pak nga regjisori Eduart Grishaj në emisionin e quajtur ‘epilogu’ i “BBV” e pak nga njerëz të ndryshëm që zgjodhën të ndajnë me publikun nëpërmjet postimeve informacione gjysmë të konfirmuara për të lenë enigmën të vazhdojë.