Mediat italiane kanë zbuluar emrin e viktimës e cila u vra nga babi i saj 45-vjeçar.
Vajza 16-vjeçare e Taulantit, Gessica Malaj u vra pasi ndërhyri të shpëtonte të ëmën pas një konflikti të zhvilluar për dyshime për tradhti.
Rreth orës 02:00 kur ai po kthehej në shtëpi nga puna e tij si bukëpjekës në shkallë pa një italianin me të cilin kishte dyshime se e tradhtonte gruaja, Massimo De Santis të cilin e plagosi dhe e la të vdekur.
Malaj shkoi në shtëpi dhe u konfliktua me gruan e tij derisa ai i drejtoi thikën gruas. Në ato momente ka ndërhyrë vajza 16-vjeçare ku u fut mes prindërve për të mbrojtur të ëmën.
45-vjeçari e qëlloi me thikë Gessicën duke e lënë të vdekur në vend. Gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur. 45-vjeçari ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga.