-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pamjet/ Babë e bir zhdëpin në dajak shefin e Kadastrës në Mat

Kryesoret

Policia e Matit ka proceduar penalisht dy persona pas denoncimit të bërë nga kryebashkiaku Agron Malaj i cili akuzoi persona pranë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjuci, se kanë ushtruar dhunë ndaj dy zyrtarëve të shtetit.

Në njoftim e policisë bëhet me dije se lidhur me këtë ngjarje po ndiqen penalisht dy shtetasit babë e bir, S.R 40 vjeç dhe E.R 21 vjeç, ndërkohë një tjetër 21-vjeçar me ininciale A.M është shpallur në kërkim.

Shtetasit e lartpërmendur ditën e djeshme rreth orës 22:00, në qytetin e Burrelit, kanë goditur me grushte dhe me mjete të tjera përgjegjësin e Kadastrës në degën Mat shtetasin H.S.  Gjithashtu, mbeti i dëmtuar edhe dhe shtetasi E. S., 36 vjeç, banues në Burrel, me detyrë kryetar i njësisë administrative Rukaj, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin.

Shkak për këtë konflikt është bërë fakti se më herët 40-vjeçari S.R i kishte kërkuar përgjegjësit të Kadastrës që t’i regjistronte në emër të tij, një pronë e cila ishte në proces gjyqësor.

Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga krerët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit