-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Karta e fundit për votat/ 7 milionë Euro 6 ditë para zgjedhjeve në Elbasan

Kryesoret

Jemi futur zyrtarisht në javën e fundit të fushatës që do të kulmojë me zgjedhjet të dielën e ardhshme në 61 bashkitë e vendit. Socialistët po tentojnë shanset e fundit duke luajtur të gjitha kartat për të bindur qytetarët për një tjetër mandat. Tendera pa fund dhe asfalti elektoral kanë qenë kryefjalë e muajve të fundit. Por akoma nuk ka mbaruar asgjë. Në Elbasan, ku pritet që të jetë një garë e fortë sot është hapur një tender që shkon mbi 7 milionë Euro me gjithë TVSH. Gledian Llatja po tenton që t’u ndryshojë mendjen të pakënaqurve dhe të bindë skeptikët.

Tenderi është hapur nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan sh.a në varësi të bashkisë, që drejtohet nga Luan Tabaku. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet e tenderit që thekson se 700 milionë Lekë janë vendosur në dispozicion për rikonstruksionin dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të zonave informale: Harmës; pjesërisht Krastë e Vogël, pjesërisht lagjja: Dyli Haxhire dhe, pjesërisht lagjja Katund i Ri. Procedura u hap 6 ditë përpara zgjedhjeve dhe parashikohet që të mbyllet 2 vite nga momenti që shpallet fituesi. Po përse u la tani në fund të 4 viteve? Dhe përse pikërisht 6 ditë përpara zgjedhjeve? A do të besojnë qytetarët e Elbasanit? Përgjigja në 14 Maj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit