Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Rekjavik të Islandës, ku pritet të mbahet Samiti i Lidërëve të Këshillit të Europës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
“Me ma t’mirin e të tanve ❤️ *Rekjavik, Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës”, ka shkruar Rama krahas postimit të tij.
Mësohet se në Samitin e liderëve të Këshillit të Europës, një temë me rëndësi që pritet të trajtohet është edhe lufta në Ukrainë.