-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua për një palë atlete, kunati i Jani Rustemit: Pas 2 javësh na thanë që është në spital

Kryesoret

Pak ditë më parë ndërroi jetë në QSUT 27-vjeçari Jani Rustemi i cili u sëmur pas arrestimit të tij për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete.

Që në momentin që i riu është sëmurë familjarët e tij ngritën akuza kundër policisë duke thënë se ai ishte dhunuar.

Ndërkohë pas vdekjes së Rustemit kunati i tij, Lulzim Mehmetaj ka zbuluar detaje të reja ku janë shprehur se e kanë marrë vesh për shtrimin në spital 12 më vonë.

“Djali është arrestuar që me datë 12. Ne kemi marrë vesh pas 12 ditësh që është në koma. Dy ditë pas arrestimit na kanë marrë në telefon e na kanë thënë që t’i çojmë pasaportën e Janit.

Djali është arrestuar se kishte marrë një tapet e një palë atlete. Na erdhën për kontroll dhe fjala e parë që na thanë ishte  a ka sjellë Jani një palë atlete e një tapet.

Vjehrra doli jashtë e i tha Janit “Ça bëre”. Ai uli kokën e më pas e ka marrë policia. Jani nuk ka pas pirë heroinë, pinte hashash dhe kokainë kur kishte mundësinë. Ne fajësojmë shtetin. Ai nuk ishte përdorues heroine, kush ia dha metadonin? I bënë analizat?

Vetëm njëherë na kanë lejuar që të prekim djalin, por nuk na kanë lejuar që ta shohim, a kishte shenja dhune apo jo. Komunikimi i fundit me Janin ka qenë vetëm dy ditë pas arrestimit, që ka kërkuar rrobat.

Nuk kishim dijeni për seancën që është zhvilluar e asgjë. Pas dy javësh pasi është arrestuar Jani kanë ardhur dy oficerë policie e i kanë thënë vjehrrës ik se e ke djalin në spital”, tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit